Griezmann ka arritur marrëveshjen me Manchester United

02/02/2017 09:25

Sipas “Yahoo Sport France”, Manchester United dhe Antoine Griezmann kanë arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm.

Gjithmonë sipas informacioneve që vijnë nga kjo media franceze, sulmuesi i Atletico Madrid do të paguhet plot 18 milionë euro në sezon, po aq sa edhe Paul Pogba.

Në mënyrë që të realizohet transferimi duket se mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

25-vjeçari Griezmann ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021 dhe për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” do të detyrohen të shpenzojnë rreth 100 milionë për blerjen e tij. Por, dihet që paratë nuk janë aspak problem për klubin anglez.

Top Channel