Kukës, sekuestrohen 20 kg kanabis

02/02/2017 08:50

Policia e Kukësit ka sekustruar 20 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Mesjava“.

Në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Gjergj Keli, 29 vjeç, banues në Ujshtrezë të Mirditës dhe Qemal Kuqi, 28 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të  spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targë AA 120 LM, në pjesën e bagazhit, u gjetën 20 kg kanabis.

Top Channel