Trump kërcënon Meksikën me trupat ushtarake

02/02/2017 00:00

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me anë të një telefonate, homologun e tij meksikan, se do të dërgojë ushtrinë amerikane për t’u “kujdesur” për njerëzit e këqinj në Meksikë, nëse ushtria ë kësaj të fundit nuk ia del të kujdeset për veten. Sipas një eksperti transkriptimi telefonatash, me “njerëz të këqinj” Trump nënkupton kartelet e drogës dhe emigrantët e paligjshëm.

Gjatë telefonatës, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë ultimatum homologut të tij së nëse ushtria meksikane nuk do të arrijë të mbajë nën kontroll këto kartele, atëherë do të jenë trupat e ushtrisë amerikane ata që do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ju keni një bandë njerëzish të këqinj atje dhe nuk po bëni asgjë për ti ndaluar ata. Ushtria juaj është e frikësuar, por e jona jo, ndaj mund të dërgojtrupat e mi ushtarakë që të kujdesen për ta”, mësohet ti ketë thënë Trump, homologut të tij, Pena Nieto.

Dy liderët kanë pasur shumë zënka publike me njëri-tjetrin, në lidhje me ndërtimin e murit midis dy vendeve, apo çështjes së trajtimit të emigrantëve, etj.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë komentuar këtë lajm, ndërsa Departamenti për Marrëdhënie më Jashtë i Meksikës nuk ka pranuar ta trajtojë si kërcënim këtë telefonatë, por si një bisedë normale mes dy presidentësh të dy vendeve fqinje, të cilët duan të ndërtojnë një marrëdhënie konstruktive.

Top Channel