Sërish Toti, Roma në gjysmëfinale

02/02/2017 00:00

Françesko Toti rikthehet të luajë titullar dhe menjëherë tregon se vazhdon të jetë i vlefshëm për Romën.

Spaleti i besoi majën e sulmit, kapitenit legjendar, në përballjen ndaj surprizës së Kupës së Italisë, Çezenës dhe ai e shpërbleu duke shënuar golin e kualifikimit në fitoren 2-1.

Toti shndërroi në gol, një penallti të fituar në minutën e 95’ të takimit, duke e bërë edhe më emocionues këtë kualifikim të Romës, e cila vuajti vërtetë shumë ndaj Çezenës modeste.

Tashmë Roma do të vazhdojë rrugëtimin e Kupës me përballjen derbi, në gjysmëfinale me Lacion, e cila eleminoi Interin, duke fituar 1-2.

Ndeshjet midis Romës dhe Lacios do të zhvillohen më datat 1 mars dhe 5 prill.

Top Channel