Barça një hap larg finales

01/02/2017 00:00

Barcelona ka mposhtur Atletiko Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, luajtur në “Vinsente Kalderon”.

Ekipi i Luis Enrikes zgjidhi gjithçka në pjesën e parë duke kaluar në avantazh të dyfishtë me golat e Suarez dhe Lionel Mesit.

Antuan Grizman shënoi për Atletikon në pjesën e dytë, duke ngushtuar diferencën e golave por pa arritur të barazojë.

Me këtë fitore, Barcelona duket të jetë shumë pranë finales pasi në ndeshjen e kthimit, në shtëpi, do t’i duhet të administrojë rezultatin e sotëm.

Cifti tjetër gjysmëfinalist është Celta Vigo – Alaves, të cilat luajnë nesër ndeshjen e parë.

Top Channel