Gjirokastër-Tepelenë, këmbësori përplaset nga dy makina

01/02/2017 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të urës së Kardhiqit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, kur një këmbësor është përplasur nga një furgon e më pas është shtypur nga një tjetër automjet që ka qenë pas furgonit.

Sipas policisë, viktima e aksidentit është 45-vjeçari Afrim Çulli, banor i fshatit Humelicë. Ai ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën kur është përpasur në fillim nga furgoni. Por fatale për 45-vjeçarin ka qenë goditja që ka marrë nga mjeti i dytë.

Mësohet se drejtuesi i furgonit që përplasi këmbësorin është larguar nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin Leonard Matushaj dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të furgonit.

Top Channel