“Klani Kardashian” e ka akuzuar shpesh se po mundohet të përfitojë prej tyre për të rritur famën e vet dhe për të arkëtuar më shumë para.

Megjithatë, Blac Chyna duket se është e vendosur në rrugën e saj. Ish-striptistja, që ka një fëmijë me Rob Kardashian, postoi në Instagram një seri fotosh që duket se janë frymëzuar nga një set i kunatës së saj, Kim Kardashian i shkrepur që në vitin 2015.

Bëhet fjalë për disa shkrepje topless ku Blac Chyna ka mbuluar pjesët intime vetëm me disa vija të ngjyrosura me të bardhë, ashtu si Kim Kardashian dy vite më parë.

Menjëherë në rrjetin social ndaj saj kanë vërshuar edhe komentet që e vinin në dijeni për këtë, megjithatë, e kopjuar ose jo, qëllimi u arrit; vëmendja!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel