Vullkani Kilauea në Hauai është aktiv që prej vitit 1983, por duhej të kalonin thuajse 3 dekada e gjysmë që të ofronte këto pamje spektakolare dhe unike.

Përmes të çarave në shkëmbinj, që njihen si tuba llave, magma e shkrirë derdhet me vrull në Oqeanin Paqësorë dhe i ka dhënë jetë fenomenit unik të ujëvarës së llavës, ose siç quhet ndryshe “pompa e zjarrfikësave”.

Përplasja e llavës përvëluese me ujin e ftohtë të oqeanit krijon shkulme të rrezikshme avulli të nxehtë. Por rreziku ekstrem nuk ka penguar kuriozët dhe turistët që mund t’i shihni në varka shumë pranë grykëderdhjes së llavës…fundja fare, mund të duhen më shumë se tre dekada të tjera për të parë sërish një ujëvarë llave.

Top Channel