De Biasi vëzhgon Ndojin e Brescias

01/02/2017 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka ndjekur sot një seancë stërvitore të Brescias, skuader në Serinë B të Italisë.

Ai ka parë dhe ka vëzhguar nga afër gjendjen fizike të mesfushorit shqiptar që është atje, Emanuele Ndoji. Ky i fundit, që prej vitit të kaluar aktivizohet në radhët e kësaj skuadre.

Në përfundim të stërvitjes, mister De Biasi është takuar me Ndojin duke e pyetur për gjendjen e tij sportive dhe ecurine tek Brescia.

Ndërkaq, pasdite traineri i skuadres përfaqësuese ka qenë në Bergamo, ku ka asistuar në seancën stërvitore të mikut të tij Gasperini me Atalantën.

Aty natyrisht ka parë dhe biseduar nga afër edhe me Etrit Berishën, portierin e skuadrës bergamaske dhe titullarin e portës shqiptare.

Trajneri i kuqezinjve do të ndjekë edhe nesër seancën stërvitore të Atalantës, ndërsa të premten do të udhëtojë në Hamburg për të ndjekur Mavrajn në takimin Hamburg-B.Leverkusen. Ndërkohë, të shtunën ai do të jetë në Zyrih për takimin Bazel-Lugano.

Top Channel