Beyonce sërish shtatëzënë

01/02/2017 00:00

Beyonce është sërish shtatëzënë, këtë herë me dy binjakë. Pas një seri zërash të pakonfirmuar, lajmi është pohuar nga vetë këngëtarja.

Në profilin e saj në Instagram, Beyonce ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur dhe një mesazh për fansat e saj.

“Duam të ndajmë me ju dashurinë dhe lumturinë tonë. Zoti na ka bekuar dy herë të tjera. I jemi jashtëzakonisht mirënjohës sepse familja jonë do të zgjerohet me dy elementë të rinj. Ju faleminderit për urimet”, thotë Beyonce.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel