Zgjedhjet, Berisha-ambasadorëve: Rama po bën gati bandat

01/02/2017 00:00

Ambasadorët Donald Lu dhe Bernd Borchardt takuan këtë të mërkurë ish-kryeministrin Berisha lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë takimit Berisha shprehu shqetësimin se, mungesa e besimit se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira lidhet me shndërrimin e qeverisë në një organizatë kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Njoftimi i zyrës së ish-kryeministrit nuk bën të ditur qëndrimin e ambasadorëve, por jep detaje nga denoncimet që zoti Berisha bëri për lidhjet që, sipas tij, kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë me eksponentë të krimit, duke përfshirë dhe të shumëkërkuarin Klement Balili.

“Edi Rama është regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe duke komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm, duke u përpjekur t’i mbrojë ata”, u tha Berisha ambasadorëve, duke insistuar se votimi dixhital është i realizueshëm nëse qeveria ka vullnet për këtë.

Top Channel