Basha: Zgjedhjet e lira, kusht për hapjen e negociatave me BE-në

01/02/2017 00:00

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të  amendimeve të përgatitura nga europarlamentarët mbi rezolutën  e Raporterit për Shqipërinë Knut Fleckenstein.

Basha thotë se zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

“Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë. Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë”, tha kreu i opozitës.

Basha shton më tej se katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Europën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira.

Top Channel