Infrastruktura rrugore në qytetit e Kukësit është plotësisht e shkatërruar dhe mbetet shqetësimi kryesore për  banorët e qytetit verior, sidomos tani në stinën e dimrit.

Në rrugën e tregut të madh të qytetit, prej vitesh nuk është vënë dorë. Gropat  për shkak të ngricave të këtij dimri janë thelluar edhe më shumë. Situatë e mjerueshme është edhe në rrugët dytësore të tregut të qytetit.

“Rrugët janë shumë të këqija. Rruga e tregut gjithmonë në këtë gjendje ka qenë”, thotë një qytetar.

“Kjo është problem për të gjithë, makinat, kalimtarët, por edhe për mallin që shitet këtu”, shprehet një tjetër qytetar.

Një vit më parë, Bashkia Kukës njoftoi se Ministria e Transporteve i ka hapur dritën jeshile projektit për rikonstruksionin e unazës së qytetit, pjesë e së cilës është edhe rruga e tregut, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Top Channel