Meta: Shqipëria, nevojë për një forcë politike që i zgjidh problemet

01/02/2017 00:00

Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që i zgjidh problemet dhe jo ti shtojë ato. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë Konventës Zgjedhore në njësinë nr. 2 në Tiranë.

Ai tha se kjo forcë është Lëvizja Socialiste për Integrim. “Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Sepse kërkesat dhe pritmëritë e qytetarëve janë të mëdha”, është shprehur z. Meta.

Ai vijoi më tej se qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejtë.

Top Channel