Unifikohen gjobat e policisë Bashkiake dhe të Shtetit

01/02/2017 00:00

Gjobat e policisë bashkiake do të unifikohen me ato të policisë së Shtetit, duke lehtësuar kështu procedurat për të kryer pagesat për kundravajtje rrugore në Tiranë, kryesisht për parkime të gabuara.

Nga 1 shkurti qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë në të njëjtin vend ku kryhen edhe pagesat e policisë së shtetit, duke shkurtuar kohë dhe në të njëjtën kohë duke rritur edhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Kjo masë pritet që të sjellë edhe një reduktim të rasteve të vendosjes së bllokuesve të verdhë të makinave nga ana e Policisë Bashkiake, pasi pritet të ketë një rritje të qytetarëve të gatshëm që të shlyejnë detyrimet për shkak të shkeljeve që kanë bërë në qarkullimin rrugor.

Kjo është bërë e mundur në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Top Channel