Eksplozivi në Fushë Krujë, kërcënon gruan e biznesmenit nga burgu

01/02/2017 00:00

I burgosur si i dyshuar se vendosi lëndë eksplozive në mjetin e një biznesmeni, ka kërcënuar nga burgu bashkëshorten e këtij të fundit.

Sipas policisë Erges Duka, 23 vjeç telefononte F. T, 43 vjeçe nga telefoni i burgut duke e kërcënuar, pasi pretendon se nuk është ai autori i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor në lagjen “Punëtori” në Fushë Krujë. Në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, tashmë të arrestuar për motive të dobëta dyshohet se Duka ka vendosur një sasi lënde plasëse në mjetin tip Volksvagen Passat në pronësi të S. T, bashkëshortit të kallëzueses.

Veç akuzave të tjera tashmë i riu do të akuzohet edhe për “Kanosje”.

Top Channel