Totozani: Aplikoni për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

01/02/2017 00:00

Pas aplikimit për vendet vakante të Vettingut, Avokati i Popullit ka bërë thirrje për aplikimin për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Igli Totozani tha se vendet vakante janë shpallur që më 26 janar, dhe priten aplikimet, të cilat kanë të bëjnë për anëtar të komisionit, gjyqtar të Kolegjit të Apelimit dhe komisionerit publik. Afati i fundit i aplikimit është 9 shkurti.

“Kemi marrë të gjithë masat e nevojshme organizative- administrative që ky proces të zhvillohet sa më normalisht, pasi gjykojmë se përbën një moment shumë të rëndësishëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se në zbatim të legjislacionit për të drejtën e informimit, emrat e kandidatëve aplikues që kanë shprehur interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pas përfundimit të procesit të aplikimit, do të bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit”, tha z. Totozani.

Top Channel