Policia, masa administrative për shkeljet në qarkullimin rrugor

01/02/2017 00:00

Në vijim të operacionit “Blici Rrugor” nga Policia e Shtetit në të gjitha akset kryesore dhe zonat urbane të qarqeve të vendit, janë vendosur 200 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 150 masa për shkelje të tjera, përfshi këtu tejkalim shpejtësie, apo mosvendosje të kaskës mbrojtëse për personat që lëvizin me motorë.

Operacioni policor është zhvilluar për 60 minuta nga ora 10 deri në 11 të mesditës së kësaj të mërkure, në të cilin u angazhuan 752 punonjës policie në total, përfshi këtu nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.

Në vend u ngritën 150 pika kontrolli, e synimi i këtij operacioni ishte rritja e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel