Stamboll, kërcënon me armë brenda një spitali psikiatrik

01/02/2017 00:00

Një person i armatosur u mbyll brenda një dhome në një spital të Stambollit, duke mbjellë panik mes njerëzve të ndodhur aty.

Mediet raportuan fillimisht se burri kishte marrë peng disa pjesëtarë të stafit spitalor, por më pas u sqarua se punonjësit ishin evakuuar që të gjithë.

Personi që kërcënoi të vrasë veten, mendohet të jetë një oficer policie, i cili po merrte trajtim mjekësor në Repartin e Psikiatrisë pranë Spitalit “Cerrahpasa”.

Ai duket se ka qenë nën kurim prej dy vitesh dhe, së fundi, eprorët i kishin sekuestruar armën e shërbimit. Por në fund ai ka arritur të gjejë një tjetër, duke shkaktuar kështu edhe pështjellimin në spital.

Incidenti vjen mes tensioneve në Stamboll, pas një serie sulmesh në zonat e populluara, përfshi edhe sulmin vdekjeprurës në klubin e natës “Reina” në vigjilje të Vitit të Ri, ku mbetën të vdekur 39 persona.

Top Channel