Varfëria na shkurton jetën njësoj si duhani

01/02/2017 00:00

Të pish duhan të bën keq. Edhe të pish alkol apo të bësh jetë sedentare gjithashtu të bën keq, pasi të çon në obezitet dhe të jep tension të lartë dhe diabet. Këta faktorë dihen, por ajo që na shkurton jetën është dhe varfëria.

Kështu bën të ditur një studim i Lancet, projekt i financuar nga Komisioni Europian. Autorët e studimit kanë krahasuar efektin në shëndet të një niveli të ulët ekonomik dhe faktorëve të tjerë të riskut që tashmë njihen.

Varfëria e shkurton jetën me dy vite, ose 1.5 vite për femrat dhe 2.6 vite për meshkujt. Jo aq shumë sa ‘vrasësit e mëdhenj’ por rezultatet nuk janë të mira. Të pish duhan shkurton 4.8 vite, diabeti 3.9 vite dhe të bësh jetë sedentare të shkurton 2.4 vite.

Në studim janë përfshirë pothuajse 2 milionë njerëz nga shtatë vende të ndryshme, Britania, Italia, Portugalia, SHBA, Australia, Zvicra dhe Franca.

Top Channel