Lezhë, banorët kundërshtojnë rrugën: Do të përmbytemi

01/02/2017 00:00

Banorët e fshatit Barbulloje e Re në Lezhë kundërshtojnë  mënyrën se si po punohet për ndërtimin e rrugës së re. Ata  ankohen se rruga po zgjerohet duke ngushtuar kanalin, ndaj i tremben përmbytjeve më të mëdha sesa ato që u kanë ndodhur deri tani.  

Shqetësimin e ngritën në rubrikën “Ti raporton”, në Top Channel.

Banorët kërkojnë edhe trotuare për të ecur pa u rrezikuar nga automjetet.

“Jemi të gatshëm t’i prishim vetë rrethimet, vetëm që rruga të jetë brenda standarteve”, shprehet një banor, ndërsa idenë e tij e mbështesin edhe të tjerë.

Prej 20 vjetësh, banorët e kërkojnë ndërtimin e kësaj rruge, por duan që ndërtimi të jetë brenda standarteve. Në të kundërt, ata kërcënojnë se do të vazhdojnë të protestojnë.

Top Channel