Gjirokastër, lokali përfshihet nga flakët

01/02/2017 00:00

Një lokal është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”. Nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike në katin e fundit të ndërtesës, ku ndodhet edhe pompa e ujit. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat kanë neutralizuar flakët brenda harkut kohor të 10 minutave.

Top Channel