Inter bie në momentin më të mirë, Lacio në gjysmëfinale të Kupës

31/01/2017 00:00

Një përballje e fortë u luajtën në Kupën e Italisë me Lacion që shkaktoi surprizë në fitoren 1-2 në “San Siro” kundër Interit.

Zikaltërit u ndalën në momentin më të bukur sprintin e tyre pozitiv, pasi me këtë disfatë largohen nga turneu duke i dhënë mundësi romanëve të kalojnë në gjysmëfinale.

Felipe Anderson në fraksionin e parë i dha avantazhin Lacios, ndërsa në të dytin, Miranda përkeqësoi situatën e vendasve me kartonin e kuq që mori dhe penalltinën e shkaktuar.

Nga pika e bardhë, Lukas Bilja thelloi supremacinë e miqve. U deshën minutat e fundit që Inter të reagonte me Brozovic, por koha në “San Siro” nuk premtonte asgjë dhe Lacio ruajti me fanatizëm fitoren kualifikuese.

Top Channel