Liverpool-Chelsea, spektakël pa fitues

31/01/2017 00:00

E martë jo e zakonshme futbolli për kampionatin anglez, por kjo nuk i pengoi 14 ekipe të Premier Ligës që të japin spektakël në fushë.

Sfida kryesore mes Liverpool-it dhe Chelsea-s u mbyll në barazim 1-1, duke mos e ndryshuar hendekun mes pretendentëve për titullin.

Minuta e 24 në “Anfield”, shtangu vendasit pasi David Luiz finalizoi në rrjetë një goditje dënimi nga distanca e cila surprizoi portierin që ende nuk ishte pozicionuar.

Barazimi i “Reds”, erdhi në fraksionin e dytë me Wijnaldum, që gjeti hapësirën e duhur brenda zonës për të shënuar me kokë.

Me këtë barazim, në fushën e vështirë të Liverpool, Chelsea vazhdon të ruajë diferencën prej 10 pikësh më shumë nga “Reds”.

Top Channel