Bundesliga vendos rekord transferimesh

31/01/2017 00:00

Pas rekordeve të fitimeve në vitin e 12 radhazi mbi sponsorizimet dhe të drejtat televizive, Bundesliga arrin një tjetër finish të pashënuar më parë.

Ekipet gjermane të futbollit tejkaluan rekordin e shpenzimeve në merkaton dimërore duke shkuar mbi 100 milionë euro blerje, një pjesë të mirë të të cilëve ishin për baste ende të pafituar si të rinjtë Leon Bailey dhe Alexander Isak.

Asnjëherë në Bundesligë nuk janë shpenzuar kaq shumë gjatë një merkato dimërore, duke vendosur një rekord të ri në fund të periudhës së transfertave deri më 31 janar. Rekordi i mëparshëm i transfertave dimërore në kampionatin e Gjermanisë ishte mbi 65 milionë euro, vendosur në sezonin 2014/2015 nga 18 klube të elitës. Këtë të martë, disa orë pas mbylljes së merkatos, u konfirmua shifra e 100 milionë eurove, sipas agjencisë sportive SID.

Disa nga transfertat kryesore janë: xhamajkani Leon Bailey 12 milionë, nga Genk te Leverkusen, suedezi Alexander Isak 10 milionë nga AIK te Dortmund dhe francezi Upamecano 10 milionë nga Salzbourg në Lajpcig.

Volfsburg është skuadra që ka shpenzuar më shumë me 33 milionë euro për të shpëtuar sezonin katastrofik. Si për ironi, Bajerni kampion në fuqi nuk ka bërë asnjë përforcim këtë muaj.

Top Channel