PS mbledh kryesinë. Peleshi: Qasja jonë strategjike, jo taktike

31/01/2017 00:00

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të martë kryesinë e saj, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në përfundim të takimit, zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar për mediat se, qasja e Partisë Socialiste në koalicionin qeverisës është strategjike dhe jo taktike.

“Rikonfirmoj se ne kemi vetëm një qasje në koalicion, qasje strategjike dhe jo taktike. Partitë e tjera mund të kenë qasje taktike, por ne nuk do të veprojmë kështu”, ka thënë Peleshi.

Ai ka theksuar se, strategjia e PS për të qeverisur vendin në rrugën e reformave, “që kërkojnë angazhim dhe jo taktika”, nuk do të ndryshojë.

“Ne mund të mirëkuptojmë që partitë në koalicion të mund të kenë taktika, përsa kohë nuk devijojnë strategjinë e qeverisjes”, ka vijuar Peleshi, i cili shkarkimin i ministrit Manjani e ka cilësuar si “të drejtë”.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se, “çdo harxhim kohe me telenovela dhe gjëra të së shkuarës nuk i bëjnë mirë Shqipërisë”.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se, “çdo harxhim kohe me telenovela dhe gjëra të së shkuarës nuk i bëjnë mirë Shqipërisë”.

“Ekipi është më i rëndësishëm se individët dhe kur ekipi punon i bashkuar nuk ka gjë që nuk arrihet”, ka thënë Veliaj. “Në një skuadër si ajo e drejtuar nga Edi Rama, që është kapiten, është ai që vendos”, ka vijuar ai lidhur me shkarkimin e Manjanit.

Sa i takon koalicionit qeverisës, ai ka theksuar se bashkëpunimi me LSI është konceptuar për një plan afatgjatë. “PS i ka ndezur motorët për një koalicion strategjik në zgjedhje. Aleanca me LSI është një projekt strategjik që shkon përtej një mandati”, ka thënë Veliaj.

Top Channel