Atentat në dasmë

31/01/2017 00:00

Çifti dhe të ftuarit në një ceremoni martesore në një kishë në Brazil janë tmerruar pasi një person ka qëlluar me armë mbi të ftuarit, duke plagosur tre pjesëtarë të një familje.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat, ku duket autori i ngjarjes Umberto Ferreira dos Santos, i njohur me nofkën “Betinho”, teksa ecën pas çiftit, e në një moment nxjerr armën dhe qëllon mbi të ftuarit.

Mediat braziliane shkruajnë se autori ishte futur në kishë me qëllimin për të ekzekutuar babë e bir, në shenjë hakmarrje për vrasjen e disa kohëve më parë të djalit të tij.

Nga të shtënat autori ka plagosur tre persona nga e njëjta familje të identifikuar Cicero Barbosa da Silva, 62 vjeç, djali i tij Edmilson Bezerra Da Silva, 37 vjeç, dhe gruaja.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje e tmerrshme nuk ka pasur asnjë viktimë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel