Britani, falen me mijëra homoseksualë të dënuar nga “ligjet e moralit”

31/01/2017 00:00

Mijëra meshkuj homoseksualë dhe biseksualë në Angli dhe Uells u falën pas vdekjes, për ato që dekada më parë konsideroheshin krime seksuale.

Qeveria britanike përdori ligjin “Alan Turing”, përmes të cilit 49 mijë persona do të shpallen të pafajshëm për veprime, që sot nuk kanë asnjë rëndësi.

Ligji mori emrin e kriptografit të kohës së luftës dhe matematikanit të famshëm Alan Turing, i cili u fal për dënimin e tij për sjellje të pahijshme në vitin 2013.

Shumë pak nga ata njerëz, të cilët u dënuan në vitet ’40-’50, janë ende gjallë sot, por sigurisht që edhe ata përfitojnë nga falja. Këta të fundit u lajmëruan vjet, por tashmë janë vulosur zyrtarisht.

Dekada më parë, ata u shpallën fajtorë, jo për ato që konsiderohen sot krime seksuale, por thjesht sepse ishin homoseksualë. Matematikani Alan Turing, për të cilin është bërë edhe një film, është mbase viktima më e njohur e ligjeve të moralit të Britanisë së asaj kohe.

Turing u shpall fajtor në vitin 1952 dhe u dënua me tredhje kimike. Dy vite më vonë ai vrau veten.

Top Channel