Publikohen emrat e aplikantëve për KLGJ dhe KLP

31/01/2017 00:00

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar këtë të martë emrat e kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u anëtarësuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Emrat e kandidatëve për këto institucione, që krijohen në kudër të reformës në drejtësi, kanë ardhur nga dy sektorë të ndryshëm, ai i Avokatisë dhe Shoqërisë Civile.

Në njoftimin për shtyp thuhet se pavarësisht se afati ka skaduar më 28 janar, listës mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës përkatëse me postë.

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia:

1-Saimir  Vishaj
2-Alban Toro
3-Fatos Lazimi
4-Sokol Lamaj
5-Sinan Tafaj
6-Ermir Mema
7-Ismail Uka
8-Arben Prifti
9-Vjollca Pustina
10-Aleksandër Raspopi
11-Simon Vorfi
12-Arben Spaho
13-Albens Tabaku (Ka Hequr Dorë Nga Aplikimi)
14-Gent Sinani
15-Arben Vani
16-Betula Toto
17-Gëzim Allaraj

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga shoqëria civile:

1-Bledar Ilia
2-Naureda Llagami
3-Ermira Deçka

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia:

1-Nurihan Meta (Seiti)
2-Kozma Jano
3-Floreta Gjini
4-Aleksandër Raspopi
5-Vjollca Pustina
6-Simon Vorfi
7-Besim Peka
8-Arben Spaho
9-Ismail Uka
10-Veronika Vangjeli
11-Suela Sukja
12-Betula Toto
13-Gëzim Allaraj

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile:

1-Bledar Alia
2-Mevlut Derti
3-Drita Avdyli
4-Plarent Ndreca
5-Arban Tutulani

Të gjithë aplikantët tashmë janë në pritje të ngritjes së komisionit të Vettingut, i cili do të verifikojë figurën e tyre dhe do të përzgjedhë kandidatët e përshtatshëm për të qenë pjesë e dy institucioneve.

Ndërkaq, edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka bërë publike thirrjen për dorëzimin e aplikimeve për sekretarët e përgjithshëm të KLGJ dhe KLP.

Të gjithë aplikantët kanë afat deri më datë 20 shkurt për të paraqitur aplikimet, të cilat më pas presidenti ia depoziton institucioneve përkatëse.

Top Channel