Merkato e përvojës

31/01/2017 00:00

E konsideruar si një merkato rezervash, apo plotësuese, ajo dimërorja në futbollin tonë, mes 35 lëvizjeve ka edhe disa emra cilësorë. E tillë mund të konsiderohet merkato e skuadrës së kampionëve të Skëndërbeu.

Rumuni Pedresku, Muzaka, Gripshi dhe Plaku janë emra me përvojë të Superligës dhe që mund të kontribuojnë në përmirësimin e paraqitjes se korçarëve, që në këtë fillim të fazës së tretë bashkë me blerjet kanë edhe trajnerin e ri, Ilir Dajën.

Me të njëjtën logjikë janë bërë lëvizjet edhe tek Partizani, i cili ka rikthyer Xhevair Sukajn, një nga golashënuesit me më shumë përvojë në Superligë, së bashku me Cetkovic, një tjetër emër që ka lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

Kampionët e dimrit të Kukësit, në pamje të parë kanë qenë skuadra më e kompletuar dhe këtë gjë e konfirmon veç renditjes edhe merkato pasi kanë afruar vetëm dy emra si mbrotjësin Rrumbullaku dhe sulmuesin Perreira Gomez.

Për të ardhur keq është fakti që Tirana, për një problem administrativ ka patur merkaton dimërore të mbyllur dhe pavarësisht nevojës urgjente, për shkak të fazës stërvitore në Antalia të përgjysmuar dhe dëmtimeve të shumta, janë të detyruar të rrezikojnë shumë objektiva për dy fazat e ardhshme, sepse boshllëqet Mirel Josa është i detyruar t’i mbulojë me të rinj.

Krejt e kundërta ndodh me Korabin e vendit të fundit, që me sa duket po përpiqet për njër evolucion me 7 afrimet e kësaj periudhe, apo Teuta e cila me 5 lojtarët e afruar shumë shpejt mund t’i largohet zonës së ftohtë, për të cilën pjesa e mbetur e kampionatit sheh shumë skuadra që do ta rrezikojnë.

Merkato e Superiores
35 futbollist që ndryshuan klubet

Kukesi: Perreira Gomez, Rrumbullaku
Partizani: Sukaj, Cetkovic, Boniface
Skenderbeu:  Muzaka, Gripshi, Reza, Hanxhic, Geofrey, pedrescu, Barnie, Plaku
Tirana: bllokim i merkatos
Luftetari:Mutumane, pedro Bugui
Vllaznia: Bakaj, Mulemo, rikthehet Hajdari
Flamurtari: Neziraj, Jakojevic Inuma
Teuta: Progni, kastrati, Markovic, Hasa, Papa
Laci: Mensah, Sergio
Korabi: Shabani, Hoxhaj, Arifaj, Kalemi, Kraja, Ivani, Marinaj

Top Channel