NBA, Dallas befason duke mundur Cleveland

31/01/2017 00:00

Dallas Mavericks shkakton një tjetër befasi në NBA. Pasi mposhti San Antonio Spurs, skuadra teksane gjunjëzoi edhe kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers me rezultatin 104-97, duke shënuar fitoren e 7 në 10 ndeshjet e fundit, duke iu afruar tashmë ndjeshëm zonës “playoff”.

Vendimtar në këtë ndeshje për Dallas ishte Harrison Barnes me 24 pikë, ndërkohë që spikatën edhe Wesley Matthews e Yogo Ferrell me 21 dhe 19 pikë. Në krahun tjetër, Cleveland, që nuk kishte Kevin Love, i besoi të zakonshmëve LeBron James e Kyrie Irving, por pa mundur të evitojë humbjen.

Miami Heat nuk e ndal marshin e tij në NBA. Këtë radhë skuadra nga Florida mundi Brooklyn Nets104-96, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi, falë 19 pikëve të Dion Waiters.

Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics festoi në mënyrën më të mirë të mundshme vendin e dytë në Konferencën e Lindjes duke mposhtur Detroit Pistons 113-109, ndërsa Memphis Grizzlies fitoi në Arizona ndaj Phoenix Suns me rezultatin 115-96.

Top Channel