Robert James ndërthuri modën me politikën në koleksionin e tij të ri, që u shfaq në ditën e parë të Javës së Modës njujorkeze për burra.

Stilisti amerikan tha se nuk kishte marrë dot pjesë në protesta, pasi ishte i zënë me krijimet e reja, ndaj dhe kishte vendosur të shprehte në pasarelë shqetësimet e tij, përmes ngjyrave, materialeve e pankartave.

Koleksioni përbëhej kryesisht nga 3 ngjyra; ajo e ullirit, e përhimta dhe e zeza. Në disa prej veshjeve ishin përdorur pëlhura bambuje e materiale të tjera të dekompozueshme.

Shtëpia e modës “David Naman” u rikthye në javën njujorkeze për meshkuj, me një koleksion të frymëzuar nga vitet ’70. “Donim të sillnim diçka argëtuese, veçanërisht sot kur njerëzit ndihen shumë të pasigurtë”, tha një përfaqësues i saj.

Ndërsa dizenjuesi me origjinë polake, Rafal Swiader shpalosi për herë të parë në Javën e Modës së Nju Jorkut markën e tij të re “R. Swiader”, ku ndërthureshin elemente të punkut britanik me romanticitetin e Parisit.

Top Channel