“Manjani”, Tahiri: Lufta ndaj korrupsionit, përgjigjja më e mirë

31/01/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vijon të qëndrojë indiferent ndaj akuzave të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

I pyetur nga mediat mbi deklaratat e ish-kolegut e tij në Qeveri, se partnerët ndërkombëtarw kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të brendshëm, Tahiri u përgjigj:

“Punonjësit e policisë po bëjnë maksimumin dhe 39 të arrestuar vetëm gjatë janarit janë prova më e mirë. Është po njëlloj kujtesa mw e mirë për këdo tjetër që ende s’e ka kuptuar që e kemi seriozisht me luftën kundër korrupsionit dhe besoj është përgjigje e mjaftueshme për çdo pyetje tuajën”.

Nga Komisariati i Policisë Rrugore në kryeqytet, Tahiri u bëri apel qytetarëve të mos tentojnë kompromentojnë punonjësit e policisë.

“Wshtë tërësisht e papranueshme dhe do jetë e papranueshme dhënia e rryshfetit të punonjësit të policisë. Është kjo arsyeja se 39 qytetarë janë arrestuar në janar, është kjo arsyeja se do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për këdo që ende çon në mend se mund të japë para për punonjësit e policisë”, tha ai.

Tahiri theksoi po ashtu se për të tretin vit radhazi, nga të gjitha studimet Policia është institucioni më i besuar në Republikën e Shqipërisë.

Top Channel