Shkarkimi i Manjanit sjell pasoja te Komisioni i Punëve të Jashtme

31/01/2017 00:00

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë solli pasoja edhe në punët e komisioneve parlamentare. Në Komisionin e Punëve të Jashtme duhej të shqyrtohej pjesëmarrja e Shqipërisë në Programin e Drejtësisë së BE-së.

Por, mungesa e një përfaqësuesi politik në komision ka bërë që pyetjet e deputetëve pjesëmarrës, kryesisht atyre të opozitës, të mos merrnin përgjigje. Deputeti i Partisë Demorkatike, Aldo Bumçi, akuzoi qeverinë se po vepron në kushte antikushtetueshmërie.

Një pjesë e programit të drejtësisë së BE-së i kushtohet luftës ndaj kultivimit të drogës. Deputeti i opozitës tha se mungesa e një përfaqësuesi politik nga Ministria e Drejtësisë tregon se sa rëndësi i kushton qeveria këtij fenomeni.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme bënë një prezantim teknik të memorandumit, ndërsa komisioni votoi kalimin e tij për diskutim dhe miratim në seancën parlamentare të së enjtes, ku edhe do të vendoset ratifikimi ose jo nga Parlamenti.

Top Channel