Thaçi: Muri në Mitrovicë, çështje e brendshme

31/01/2017 00:00

Një ditë para takimit të dytë në nivel presidentësh dhe kryeministrash në Bruksel, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se muri i ngritur nga serbët në veri të vendit nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit sepse është çështje e brendshme.

Sot është dita e fundit e afatit për shembjen e murit në Mitrovicë, sipas një rezolute të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por Presidenti nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë konkretisht me këtë mur.

Nga ana tjetër, kyetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me qeverinë e Kosovës për ta shembur murin. Shtypi ditor në Prishtinë citonte burime institucionale, sipas të cilave, muri do të shembej nga vetë serbët me arsyetimin se rrezikonte banorët e veriut. 

Gazeta “Koha Ditore” shkruan se marrëveshja ishte arritur në një takim që është realizuar ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç.

Top Channel