Chelsea kërkon të “thyejë” merkaton me Moussa Dembele

31/01/2017 00:00

Moussa Dembele mund të bëhet sot lojtari i ri i Chelsea. Klubi londinez do të tentojë që në ditën e fundit të merkatos së dimrit të bëjë të tijin një nga talentet më të mëdha të Europës.

20-vjeçari Dembele luan në Skoci për Celtic dhe ka shënuar 9 gola në 21 ndeshje të kampionatit skocez dhe për të kryesuesit e kampionatit anglez mendohet se do të paguajnë 35 milionë euro.

Moussa Dembele, i cili është pjesëtar i U21 të Francës, ka shënuar edhe 3 gola në fazën e grupeve të Champions League.

Top Channel