Miqësore? Jo, është River Plate-Boca Juniors

30/01/2017 00:00

Boca Juniors dhe River Plate e treguan edhe një herë se nuk duhet të jenë në lojë pikët për të treguar grintën dhe rivalitetin historik mes tyre në futbollin argjentinas. Miqësorja e fundit mes ekipeve latine u karakterizua nga grushtet dhe tensioni mes lojtarëve dhe tifozëve, por fatmirësisht pa incidente të rënda.

3 trajnerë dhe 3 futbollistë, u përjashtuan me karton të kuq nga arbitri kryesor në një miqësore që asnjëherë nuk rezulton e tillë. River Plate fitoi 2-0 në përballjen tardicionale argjentinase të zhvilluar në resortin bregdetar të Mar de La Plata.

Një penallti e sulmuesit Sebastian Driussi, shënuesi më i mirë në Argjentinë, si dhe një gol me kokë e mbrojtësit nga Ekuadori Arturo mina, venmdosën Superklasiken. Por më shumë sesa rezultati bëri bujë konflikti fizik në fushë.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotto la pankinën në fundin e pjesës së parë ashtu si edhe kolegu i tij, Marcelo Gallardo. Ndërkohë, arbitri nxori jashtë me karton të kuq edhe Driussin e Riverit dhe Dario Benedetto e Juan Insaurralde të Boca Juniors pas përleshjes mes lojtarëve.

River do të luajë me Lanus në Superkupë këtë fundjavë para se kampioanti të rinisë sërish me bokën q ë mban kreun.

Top Channel