PS-LSI, koalicioni vazhdon? Rama: Nuk prishim marrëveshje

30/01/2017 00:00

Luan Rama la të kuptohej në fund të Top Story-t të kësaj të hene, se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë.

“Ne luajtëm një rol përcaktues dhe të rëndësishëm me ribashkimin e së majtës dhe për asnjë arsye që nuk ka të bëjë me interesat e vendit, ne nuk prishim një gjë që e kemi krijuar vetë”, tha ai.

Si shembull të këtij vullneti për vijueshmërinë e koalicionit, Rama solli shkarkimin e Manjanit.

“Do të vazhdojmë dhe sot e dëshmuam me përgjegjshëmri dhe maturi këtë”, tha ai.
 
“Unë flas në emër të LSI-së, nëse prishet nga të tjerët, të tjerët mbajnë përgjegëjsi vetë. Ne nuk prishim marrëveshje për të cilat jemi investuar maksimalisht”, vijoi ai.

Rama përdori ironinë për të mohuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike, koalicion i përjashtuar më herët edhe nga vetë PD.

“Opozita nuk është gjëkundi. Partia Demokratike të merret me vetveten se na ka rënë barra që të bëjmë edhe opozitën me qeverisjen”, u shpreh ai.

Top Channel