Muriqan, sekuestrohen 31 kg kanabis. Arrestohet transportuesi

30/01/2017 00:00

Policia kufitare e Muriqanit ka sekuestruar pasditen e kësaj të hëne 31 kg lëndë narkotike të llojit kanabis, si dhe ka vënë në pranga transportuesin.

Lënda narkotike është gjetur pas një kontrolli të detajuar të automjetit të transportuesit, 38-vjecari Manush Teqja, banues në Tiranë.

Kanabisi ishte fshehur në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit “Volkswagen”, me targë “AA 513 PM”.

Dyshohet se 38-vjeçari i arrestuar kishte si destinacion vendet e BE-së, por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë mbi itinerarin e tij.

Mësohet se materialet hetimore do t’i kalohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Top Channel