Tigri shqyen të riun në sy të vizitorëve (KUJDES! PAMJE TË RËNDA)

30/01/2017 00:00

Një i ri është shqyer për vdekje nga një tigër në një park natyror në Kinë dhe e gjithë skena horror ka ndodhur në sytë e gruas dhe djalit të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkun natyror Youngor në qytetin Ningbo.

Një pjesë e momentit kur një tigër e kafshon dhe tërheq poshte pemëve të riun fatkeq është filmuar nga vizitorët e tjerë. Në pamje duken edhe dy tigra të tjerë aty pranë, por që nuk marrin pjesë në sulm.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se tigri e kafshoi vizitorin në qafë. “Sa herë që mundohej të ngrihej, tigri e kafshonte më fort dhe e shtrinte sërish në tokë. Në një moment pashë që e kishte fytyrën të gjithë të mbuluar nga gjaku”, rrëfeu njëri prej tyre.

Ndërhyrja e stafit të parkut ka mbërritur pas rreth një ore. Pasi kanë vrarë njërin prej tigrave, ata kanë transportuar për në spital me urgjencë të riun, që fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve.

Autoritetet mbyllën menjëherë parkun dhe njoftuan nisjen e hetimeve sesi viktima kaloi rrethimin dhe përfundoi në mesin e kafshëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel