Kim u rikthehet “kohëve të vjetra”

30/01/2017 00:00

Kim Kardashian u është rikthyer “kohëve të vjetra”. Nga Kosta Rika, ku ndodhet për pushime familjare, 36-vjeçarja tregoi se përse është një ndër femrat më të famshme në botën e showbizz-it.

Ajo u fotografua “transparente” teksa po i bashkohej një darke familjare në vendin latin së bashku me motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, e cila gjithashtu tërhoqi vëmendjen.

Kjo është e para herë që Kim guxon me veshjet në publik që prej ngjarjes së Parisit, ku i grabitën para dhe sende me vlerë, që sipas mediave rozë shkonin deri në 8 milionë euro.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel