Amelia dhe Noel, emrat më të përhapur në Shqipëri

30/01/2017 00:00

Britanikja “The Independent” ka publikuar hartën e emrave dominues për djem dhe vajza në vendet europiane.

Në këtë hartë përfshihet edhe Shqipëria, ku Noel është emri i preferuar për djemtë e lindur në vitet e fundit dhe Amelia është  emri më i përzgjedhur për vajzat.

Emri Sofia dhe variante të tij si Sofija dhe Zofija është emri më i përhapur për vajzat në Europën Lindore, ndërsa Ema është më popullor në Perëndim.

Sa u takon djemve emri Maksim dhe Maxim është më i përhapur në lindje të Europës, Jakub, Luka dhe Lucas dominojnë në Europën Qendrore, ndërsa në vendet Skandinave William është më i përhapur.

Harta e emrave më të përhapur është ndërtuar në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet e vendeve përkatëse. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel