Kosovë, autoritetet i ndalojnë hyrjen ministrit Vulin

30/01/2017 00:00

Autoritetet kosovare i kanë ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës, ministrit serb të Punës, Aleksandar Vulin.

Lajmi konfirmohet nga mediet kosovare, të cilat citojnë të jetë shprehur këshilltari politik i ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Ministria e Punëve të Jashtme i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandar Vulinit, i cili pritej të vinte këtë të hënë”, ka thënë Bashmir Xhemaj.

Ende nuk dihet se përse do ta vizitonte Kosovën ministri Vulin, por ndalimi i tij vjen sërish në prag të vijimit të dialogut mes dy vendeve në Bruksel, me ndërmjetësimin e Mogherinit.

Top Channel