Lezhë, dëmtohet shëtitorja buzë Drinit

30/01/2017 00:00

Ndonëse nuk është mbushur ende një vit nga ndërtimi i shëtitores në të dy anët e lumit Drin, në qytetin e Lezhës, ajo është dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Parmakët e drunjtë, kryesisht në pjesët fundore janë dëmtuar totalisht. Ky aset i rëndësishëm publik ende nuk ështe marrë në dorëzim nga pushteti vendor.

Por burime nga Bashkia e Lezhës thanë se, për një vit është firma ndërtuese ajo që duhet të mirëmbajë investimin.

Top Channel