Atletico kërkon Sanchez, i ofron 257 mijë euro në javë

30/01/2017 00:00

Alexis Sanchez vijon të jetë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve. Sulmuesi i Arsenalit, që këtë sezon ka shënuar 17 gola, ende nuk ka rinovuar kontratën me “topçinjtë” e Londrës, edhe pse këta të fundit i kanë ofruar një pagë prej rreth 190 mijë eurosh në javë.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, një tjetër klub ka bërë një ofertë më të mirë ndaj futbollistit kilian. Bëhet fjalë për Atletico Madrid, që ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar atij një kontratë me një pagë prej 257 mijë eurosh në javë. Gjithnjë sipas “The Sun”, mundësia për një kalim tek Atletico duket se po e tundon Sanchezin, i cili e sheh me sy të mirë projektin e ri të trajnerit Diego Pablo Simeone.

Por jo vetëm kaq, Atletico Madrid ka vënë në shënjestrën e tij edhe emra të tjerë. Media gjermane, së fundmi po flet për një interesim të “Los Colchoneros” për vëllain e Eden Hazard, Thorgen, që luan me Borussia Monchengladbach dhe që këtë sezon konsiderohet si një prej mesfushorëve më të spikatur.

Top Channel