Shkarkimi i Manjanit, Rama mbledh grupin parlamentar socialist

30/01/2017 00:00

Pas vendimit për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Mësohet gjithashtu se kreu socialist ka mbledhur edhe kordinatorët e kësaj partie. Pas përfundimit të takimit, që ka zgjatur rreth një orë, as Kryeministri Rama dhe as ministri i Brendshëm, Tahiri, nuk kanë bërë asnjë koment mbi akuzat e ngritura nga Ylli Manjani.

I vetmi koment, ishte ai i zëvendëskryeministrit, Peleshi, i cili u shpreh se gjithmonë ndryshimet në qeveri janë për mirë.

Ministri Manjani u shkarkua menjëherë pas takimit që pati këtë të hënë Kryeministri Edi Rama me kryetarin e LSI-së, Ilir Metën, në zyrën e këtij të fundit. 45 minuta zgjati takimi që përfundoi me dakordësinë për të shkarkuar nga detyra ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin, dhe për të emëruar në atë detyrë Petrit Vasilin.

Top Channel