Muzaka sërish në Korçë, aventura e tretë me Skënderbeun

30/01/2017 00:00

Gjergji Muzaka rigjen skuadër pas zgjidhjes së çështjes së kontratës më klubin e Tiranës. Futbollisti orët e fundit arriti një marrëveshje me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj për kalimin e tij te kampionët e vendit, lajm që është zyrtarizuar nga vetë klubi korçar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Për Gjergji Muzakën, ky është një rikthim në radhët e Skënderbeut. Më parë, ai është aktivizuar me këtë skuadër në sezonet 2011/2012 dhe 2013/2014. Gjatë periudhës që ka kaluar me korçarët, Muzaka ka zhvilluar 71 ndeshje duke shënuar 20 gola.

Gjergji Muzaka është goditja e dytë në merkato e kampionëve të Shqipërisë. Më parë skuadra korçare kishte siguruar edhe shërbimin e Nazmi Gripshit nga Teuta e Durrësit.

Top Channel