Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë

30/01/2017 12:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë.

Rreth orës 22:10, policia ka marrë njoftim se në rrugën nacionale Lezhë-Milot ndodhej një shtetas i shtrirë në tokë.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se një mjet ka përplasur shtetasin me iniciale N.Q., 53 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Top Channel