Ende pa filluar të ecë mirë në këmbë ky fëmijë është kthyer në një problem për prindërit e tij, pasi edhe nëse i mbyllin derën e dhomës ai gjen një mënyrë të pabesueshme për të dalë.

Leo Westlake, nga Falmouth i Britanisë, i cili është 21-muajsh, është filmuar teksa kapërcen një portë hekuri brenda 10 minutash. Derë të cilën e ëma e ka mbyllur për arsye sigurie, që ai të mos dalë e të lëndohet në dhomat e tjera të shtëpisë.

Ideja e arratisjes, sipas të ëmës së tij, i ka ardhur nga një veprim që motra 7-vjeçare e Leos pati bërë disa kohë më parë dhe sapo sheh portën e mbyllur vërsulet drejt saj për ta kapërcyer.

Top Channel