Schweinsteiger në formë, United shkatërron Wigan

29/01/2017 00:00

Bastian Schweinsteiger është protagonisti i suksesit të në të cilin Manchester United shkatërroi Wigan duke kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Djajtë e Kuq pa Ibrahimoviç dhe Pogba në fushë, nuk patën probleme me rivalin modest në Old Trafford.

Pasi e ardhmja e tij mbeti pezull për shkak të zgjedhjeve të shumta për formacionin, FA Cup ishte mundësia e 32-vjecarit Bastian Schweinsteiger dhe gjermani nuk zhgënjeu.

Lojtari kampion bote shpërbleu besimin e Special One me disa aksione vendimtare. Ishte pikërisht pasimi i gjermanit që solli golin e avantazhit me kokë nga belgu Felaini ndërsa në të 81’, sërish Schweinsteiger me një roveshatë zgjidhi lëmshin që i dha fund llogarive.

Për t’u shënuar gjithashtu golat e Kris Smolling dhe Henrik Mkhitarian. Mbrojtësi dyfishoi me një shkëputje në ajër pas krosit të Marsial ndërsa sulmuesi armen finalizoi golin më të lehtë të mbrëmjes.

Top Channel